Site icon Telegrafi

Zyrtare: Alisson shpallet portieri më i mirë i vitit nga FIFA

Alisson Becker është shpallur edhe zyrtarisht portieri më i mirë i vitit nga FIFA.

Portieri brazilian kishte një sezon fantastik vitin e kaluar me Liverpoolin, pasi e fituan Ligën e Kampionëve.

Alisson kishte paraqitje të mira edhe me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës, derisa arritën ta fitonin trofeun.

Lexo po ashtu Zyrtare: Klopp shpallet trajneri më i mirë nga FIFA

Braziliani u transferua te The Reds nga Roma për një shifër rekorde 70 milionë euro dy vite më parë, gjersa tani rekordin e mbanë Kepa Arrizabalaga që kaloi te Chelsea nga Athletic Bilbao për 80 milionë.

Becker ishte në garë të ngushtë me Edersonin e Manchester Cityt dhe Marc-Andre Ter Stegen e Barcelonës, por paraqitjet e tij në sezonin e kaluar ishin për t’u çmuar. /Telegrafi/

Exit mobile version