Telegrafi

Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, bëhet portieri më i shtrenjtë në histori

Alisson Becker është anëtari më i ri i skuadrës angleze Liverpool.

Portieri i talentuar brazilian ka kryer me sukses vizitat mjekësore tek gjiganti anglez Liverpool.

Kështu që Liverpool e ka zyrtarizuar disa çaste më parë atë në faqen e tyre në Twitter.

Në anën tjetër edhe ish-klubi i Alissonit, Roma i ka uruar fat brazilianit.

“Faleminderit për gjithçka Alisson Becker dhe paç fat në skuadrën tënde të re”, ka shkruar Roma në Twitter.

Ndërkohë Liverpooli e ka konfirmuar transferimin e Alissonit nëpërmjet një video në Twitter.

Portieri brazilian është bërë zyrtarisht më i shtrenjtë në histori sa i përket portierëve.

Alisson iu ka bashkuar Liverpoolit për një shumë prej 66 milionë funteve apo 74 milionë eurove.

25-vjeçari dy vite më parë iu kishte bashkuar Romës për vetëm tetë milionë euro nga Internacional. /Telegrafi/