Site icon Telegrafi

Zyrtare: Aliji shkëput kontratën me Klauternin

Mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji edhe zyrtarisht ka mbetur futbollist i lirë.

Kontrata e tij me skuadrën gjermane Kaiserslautern skadonte në qershor të vitit 2019.

Por me një marrëveshje dy palësh, Aliji dhe klubi gjerman kanë shkëputur bashkëpunimin e tyre.

Kësisoj reprezentuesi shqiptar ka mbetur një futbollist i lirë dhe pritet rikthimi i tij në Zvicër.

23-vjeçari iu bashkua Klauternit vitin e kaluar nga gjiganti zviceran Basel.

Ai ka zhvilluar 20 ndeshje vitin e kaluar me ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa këtë edicion nuk ka luajtur fare. /Telegrafi/

Exit mobile version