Telegrafi

Zyrtare: Alexander Lacazette rikthehet te Lyoni, klubi e prezanton me një video spektakolare

Alexander Lacazette është larguar nga Arsenali pas pesë viteve qëndrim në Londër.

Sulmuesi francez kishte shumë oferta para vetës, por vendosi të rikthehet në shtëpi pas aventurës pesë vjeçare në Londër.

Ka qenë faqja e klubit francez që ka njoftuar se kanë arritur ta fitojnë garën për Lacazetten duke e transferuar si futbollist të lirë.

31-vjeçarikthehet në klubin francez me një marrëveshje trevjeçare, pra të vlefshme deri në qershor 2025.

Lacazette zhvilloi 206 ndeshje zyrtare me Arsenalin në pesë vite, duke shënuar 71 gola e duke asistuar në 36 të tjerë.

Për Lacazetten është një rikthim në klubin ku u formua si futbollist dhe luajti për tetë vite në ekipin e parë.

Reprezentuesi francez synon që me golat e tij ta rikthejë Lyonin përsëri në garat evropiane, pasi ka dy vite që kjo skuadër mungon në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/