Telegrafi

Zyrtare: Alex Telles te Porto, klubi portugez e blindon atë (Foto)

Porto sot (e mërkurë) ka njoftuar blerjen e Alex Telles nga  Galatasaray.

Ky transferim i ka kushtuar klubit portugez 6.5 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Me këtë rast Porto i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 40 milionë euro.

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar Telles ishte i huazuar te Interit. /Telegrafi/