Telegrafi

Zyrtare: Alex Cordaz, transferimi më i ri i Interit

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Alex Cordaz, i cili vjen Crotone dhe pritet të jetë portieri i dytë apo i tretë e ekipit.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me portierin veteran, Alex Cordaz, që ka dalë nga akademia e Interit.

Transferimi i 38-vjeçarit është konfirmuar zyrtarisht nga faqet zyrtare të klubit zikaltër.

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë që Alex Cordaz është bashkuar në klub nga Crotone”.

“Portieri 38-vjeçar më parë ishte pjesë e sektorit rinor të Nerazzurrëve, duke fituar Scudetton me klubin Primavera dhe Kupën Viareggio në tre sezone”.

“Ai tani ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor të vitit 2022. Mirë se vini Alex”, thuhet në njoftimin e Interit. /Telegrafi/