Barcelona ka konfirmuar se Carles Alena është huazuar te Getafe deri ën fund të edicionit 2020/21.
Klubi nga Madridi do të marrë përsipër pagën e lojtarit, e që është edhe pjesë e marrëveshjes mes të dyja klubeve.
Mesfushori ka luajtur në 43 ndeshje për skuadrën e parë të Barcelonës, duke shënuar tri gola.
[LATEST NEWS ❗]
Carles Aleñá loaned out to Getafe.— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 6, 2021
Në këtë edicion, Alena ka arritur t’i bëjë vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat, me dy që vijnë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.
Lojtari është produkt i akademisë së La Masia, derisa debutimin në skuadrën e parë e kishte bërë në Kupën e Mbretiti në edicionin 2016/17.
Alena ishte bërë zyrtarisht lojtarë i skuadrës së parë nga edicionin 2018/19, derisa në janar të vitit 2020 ishte huazuar te Betisi, ku kishte realizuar 19 paraqitje, gjersa kishte shënuar vetëm një herë. /Telegrafi/
📢 OFICIAL | Carles Aleñá nuevo futbolista del Getafe C.F.
¡Bienvenido a la familia azulona! 🥳#AleñaAzulon pic.twitter.com/pAeQmON5IZ
— Getafe C.F. (@GetafeCF) January 6, 2021