Telegrafi

Zyrtare: Alcacer kalon te Barcelona, i vendoset një klauzolë marramendëse (Foto)

Barcelona ka kompletuar transferimin e Paco Alcacer nga Valencia.

Ky transferim i ka kushtuar katalunasve 30 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Për sulmuesin 23-vjeçar Barca është e obliguar të paguaj edhe dy milionë euro bonuse në rast se arrin objektivat.

Ndërsa klauzola e tij te kampionët spanjoll do të jetë 100 milionë euro. /Telegrafi/