Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori gjakovar, Albutrint Morina.
Ai për gjatë dy edicioneve të kaluara ishte tek Feronikeli, ku në edicionin 2018/19 ia ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion.
Morina ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me klubin llapjanas.
“Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luajë edhe si mesfushor defanziv”.
“Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit”.
“Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re, i bashkangjitet Llapit për të përforcuar dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/