Albian Ajeti është kthyer në Superligën e Zvicrës, pasi skuadra e tij, Augsburgu e ka huazuar për një sezon te St. Galleni.
Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova është rritur te Baseli dhe në janar të këtij viti u transferua për 1 milion euro tek Augsburgu, por nuk pati hapësira në ekipin e parë gjerman.
Për këtë shkak, klubi gjerman ka vendosur ta huazojë, për t’i dhënë minuta, pasi në Bundesligë e ka tepër të vështirë të luajë rregullisht kur dihet edhe konkurrenca.
Ajeti ka luajtur me Zvicrën U17 dhe është pjesë e Zvicrës U21, por shpesh në të shkuarën është folur për grumbullimin e tij nga Shqipëria, ndikuar edhe nga vëllai i tij Arlind Ajeti.
Megjithatë, mundësi tjetër e tij është edhe grumbullimi me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/
Albian #Ajeti wird ein Jahr an @FCSG_1879 ausgeliehen. Wir wünschen viele Einsätze! https://t.co/lmyVSB6xD9 #FCA pic.twitter.com/bOkiVL0yc3
— FC Augsburg (@FCAugsburg) August 31, 2016