Shqiptarët gjithnjë e më shumë po shfaqin talentin e tyre në klubet evropiane të futbollit.
Një prej tyre është edhe Albert Vallçi, i cili luan në skuadrën e famshme austriake të Red Bull Salzburgut.
Megjithëse ka marrë oferta prej kombëtares shqiptare si dhe përfaqësueses së Kosovës, këto dyja duket se ishin opsion i dytë për mbrojtësin.
Ai ka pranuar që të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares austriake që do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020. Lojtari do të pret mundësinë që të paraqitet në njërën prej ndeshjeve kundër Sllovenisë ose Maqedonisë.
Kujtojmë se futbollisti 23-vjeçar kishte dhënë një intervistë për portalin “LAOLA1” teksa ka konfirmuar interesimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Me të vërtetë kam marrë oferta prej dy kombëtareve – Shqipërisë dhe Kosovës. Te dyja më kanë ftuar që të jenë pjesë e ekipit senior”, tha ai.
Ndryshe, shtatgjati 191 centimetra gjatë afatit kalimtar të janarit braktisi Wackerin për skuadrën e Salzburgut. /Telegrafi/
Unser Kader für 🇸🇮 und 🇲🇰 #DasNationalteam #AUTSVN #MKDAUT pic.twitter.com/CpKpRuret9
— ÖFB – oefb.at (@oefb1904) May 28, 2019