Gjilani ka konfirmuar se ka transferuar Albert Dabiqajn.
Mesfushori që kishte përfaqësuar Feronikelin deri në edicionin 2020/21, është përforcimi më i ri i gjilanasve.
Në një prezantim fantastik, Gjilani bëri të ditur se Dabiqaj është prurja e tyre më e re.
Lojtari do të bartë numrin 14-të te skuadra nga elita e futbollit kosovar.
Natyrisht se për Gjilanin ky është një transferim i madh, duke ditur se Dabiqaj është në mesin e mesfushorëve më cilësor në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/