Alban Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Llapit.
Ai nënshkruar kontratë një vjeçare dhe në këtë edicion do t’i mbroj ngjyrat e Llapit.
Alban Rexhepi, 22 vjeç, i lindur më 15.12.1995 në Gjilan ka bërë karrierë në klubet si Gjilani, Drita dhe Ferizaj në Kosovë.
Rexhepi është prezantuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Tahir Batatina dhe sekretari Muhamet Rexhepi.
Ai ka bërë karrierë edhe tek Laçi në Shqipëri.
“Arsyeja kryesore që iu bashkova Llapit është organizimi profesional i klubit, synimet e klubit si dhe stafi me trajnerin Bylbyl Sokoli”.
“Premtoj maksimumin për klubin që të arrihen synimet tona”, deklaroi Rexhepi pas prezantimit si futbollist i Llapit.
Rexhepi është një nga emrat e shumtë që ka përforcuar Llapin këtë edicion. /Telegrafi/