Jordi Alba do të vazhdoj të mbetet pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite të tjera.
Mbrojtësi i majtë spanjoll edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me klubin e tij të fëmijërisë, Barcelonën.
29-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2024, atëherë kur do t’i mbushë 34 vite.
Me kontratën e re Alba do të ketë edhe një klauzolë largimi, që është nj shumë e çmendur prej 500 milionë eurove.
Lajmin për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit e ka bërë vetë klubi katalunas nëpërmjet ueb faqes së tyre zyrtare.
Por Barcelona ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një konferencë për shtyp ku Alba do të nënshkruajë rinovimin e kontratës.
Alba e kishte filluar karrierën e tij te Barcelona, por gjatë vitit 2005 u largua në drejtim të Cornellas dhe pastaj te Valencia.
Në vitin 2012 Barcelona e riktheu në Camp Nou mbrojtësin duke paguar 14 milionë euro skuadrës nga Mestalla. /Telegrafi/