Telegrafi

Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me Quincy Promes

Foto: AFC Ajax/Twitter

Sulmuesi holandez, Quincy Promes është lojtari më i ri i skuadrës së madhe holandeze, Ajax.

Ajaxi ka zhvilluar një sezoni të madh të së fundmi, ku i shpallen kampion në Eredivisie dhe shkuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Arritja e madhe në Ligën e Kampionëve ka shtuar apetitet e klubit të madh holandez që ka filluar përforcimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ajaxit

Lojtari i parë që i është bashkuar klubit këtë afat kalimtar veror është sulmuesi anësor holandez, Promes.

 

Është vet klubi holandez që ka njoftuar transferimin e tij me anë të rrjeteve sociale, teksa ka treguar se lojtari do ta mbaj numrin 11.

Ajax ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me lojtarin, ndërsa transferimi nga Sevilla ka kushtuar 15.7 milionë, por mund të shkoj deri në 17.2 milionë euro.

27-vjeçari në sezonin e fundit te Sevilla ishte titullar i padiskutueshëm duke shënuar pesë gola dhe 10 asistime. /Telegrafi/