Telegrafi

Zyrtare: Ajaxi gjen zëvendësuesin e Erik ten Hag

Erik ten Hag javë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United, ku drejtimin e klubit anglez do ta marrë në qershor.

Trajneri holandez ka qëndruar deri në fund të sezonit me Ajaxin ku ka fituar edhe titullin e kampionit në Holandë.

Por pas largimit të Ten Hag, Ajax ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për trajnerin Alfred Schreuder.

49-vjeçari rikthehet në Amsterdam, ku kishte qenë ndihmës i Ten Hag për një vit e gjysmë nga janari i vitit 2018 deri në verën e vitit 2019.

Schreuder ka qenë edhe ndihmës i Ronald Koeman te Barcelona, derisa ende vazhdon ta drejtojë skuadrën belge Club Brugge deri në fund të sezonit në Belgjikë.

Trajneri holandez ka drejtuar ekipet e para edhe të TSG Hoffenheim dhe Twentes , derisa më parë ka qenë asistent edhe te Vitesse.

Ajaxi e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili e njeh mjaftë mirë ambientin në Amsterdam dhe synon të vazhdojë të fitoj trofe me Ajaxin edhe për vitet e ardhshme. /Telegrafi/