Site icon Telegrafi

Zyrtare: AJ Davis i bashkohet Prishtinës

AJ Davis (Foto: Facebook/KB Prishtina)

Klubi basketbollistik i Prishtinës ka arritur marrëveshje me yllin amerikan, AJ Davis.

Ai do të jetë përforcim i dobishëm në garat e evropiane, FIBA Ligën e Kampionëve dhe FIBA Kupën e Evropës.

AJ Davis është 23 vjeçar, i gjatë 206 centimetra dhe në sezonin e fundit ka luajtur për UFC, ku kishte një mesatare prej 12.3 pikëve, 7.58 kërcimeve dhe 2.16 asistimeve për ndeshje.

Lexo po ashtu Lajmet për KB Prishtinën

Basketbollisti i ri i Prishtinës është djali i legjendës Antonio Davis, ish-yllit të basketbollit amerikan.

Ditë më parë, klubi kryeqytetas u përforcua me lojtarin lituanez, Denis Krestinin.

Alo-qendra lituaneze në edicionin e fundit ka luajtur për ekipin Jurmala, në Ligën Baltike.

Denis Krestinin është 24 vjeç dhe është i gjatë 201 centimetra. /Telegrafi/

Exit mobile version