Sergio Aguero ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare.
Argjentinasi këtë verë erdhi nga Manchester City si lojtar i lirë në Camp Nou, por debutimi i tij u shty shkaku i një dëmtimi.
Megjithatë, pas vetëm pesë ndeshjeve me klubin nga Camp Nou, Aguero ka pasur probleme shëndetësore me zemër.
Aguero u detyrua ta lëshoj ndeshjen ndaj Alavesit pas problemeve dhe nga ajo kohë nuk ka arritur të rikuperohet.
Sulmuesi i Barcelonës tani është detyruar t’i varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka konfirmuar pensionimin.
Konfirmimi i pensionimit të tij erdhi me anë të një konference të lamtumirës të organizuar nga presidenti Joan Laporta në Camp Nou.
Në fillim, Aguero e pati të vështirë ta nis konferencën pasi lotët nuk i ndaleshin. /Telegrafi/
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 15, 2021