Agim Zeka ka kaluar në Fortuna Sittard duke nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë me klubin nga Eredivise.
Klubi e pranon që lojtari ishte në prova dhe ka bindur me aftësitë e tij teknike.
“Agimi është një anësor tipik i këndshëm që do t’i fitojë zemrat e publikut me driblimet e tij. Ai gjithmonë kërkon duel një-në-një me kundërshtarin”.
“Për shkak të veprimeve të tij individuale dhe këmbës së tij të majtë, gjithmonë është një kërcënim”, ka thënë menaxheri teknik i klubit Sjoerd Ars.
Agim Zeka e sheh kalimin e tij në Fortuna Sittard si hap të mirë për karrierën.
“Kur erdha këtu për prova, pashë një klub ambicioz dhe një ekip ambicioz që pëlqen të luajë në mënyrë sulmuese. Unë menjëherë i tregova agjentit tim se dua të luaj këtu, prandaj pres që të jem pjesë e këtij ekipi”.
“Unë dua t’i ndihmoj që të ngjiten sa më lartë”, ka thënë Zeka.
Klubi i Fortunas i ka njoftuar tifozët edhe me karrierën e lojtarit të ri. Ai e ka nisur te FC Prishtina në Kosovë, ku kaloi nëpër të gjithë akademinë e të rinjve.
Më pas shkon te Skënderbeu, një klub me emër dhe famë në Shqipëri.
Në shtator 2016, ai bën debutimin e tij profesional, ku bie edhe në sytë e Lille OSC, ku nënshkruan një kontratë për 4.5 vjet.
Klubi francez e kishte huazuar dy herë në Portugali te klubet Varzim SC dhe Leixoes SC.
Zeka ka luajtur për Shqipërinë U17, U19, U20 dhe U21. /Telegrafi/