Telegrafi

Zyrtare: Adem Maliqi i bashkohet Feronikelit

Feronikeli ka vazhduar të përforcohet për edicionin e ri në Superligë.

Kampioni i trefishtë i futbollit kosovar ka prezantuar sulmuesin e talentuar, Adem Maliqi.

Anësori këmbëshpejtë edicionin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, teksa shkëlqeu me paraqitjet e tij.

I lumtur për arritjen e marrëveshjes është edhe futbollisti Adem Maliqi, i cili prezantoi se do të jap maksimumin për tre herë kampionët e vendit.

“Unë jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e FC Feronikelit, ku unë dhe klubi kemi objektiv të njëjtë, titullin kampion, objektiv për të cilin do të punojmë dhe luftojmë shumë fortë” tha Maliqi në ditën e tij të prezantimit.

Maliqi me lojën e tij do ti jap edhe me shumë elegancë sulmit të Feronikelit. /Telegrafi/