Emmanuel Adebayor është bërë me skuadër të re pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së futbollistit.
Sulmuesin Togolez ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me skuadrën turke të Medipol Başakşehirit.
Megjithëse u raportua se do të transferohet te skuadra e Besiktasit, e cila dje zyrtarizoi rikthimin e Demba Ba-s, Adebayor kaloi te rivali i tyre për titull, skuadra më mirë e njohur si I.B.B.
Adebayor te klubi i ligës elitare turke u transferua si lojtar i lirë pas dështimit në Crystal Palace. /Telegrafi/