Site icon Telegrafi

Zyrtari i VV-së i akuzoi për hedhje të gazit lotsjellës në protestën e veteranëve, reagojnë nga PSD-ja

Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se kanë hedhur gaz lotsjellës në protestën e mbajtur këtë të hënë nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para ndërtesës së Kuvendit.

Por, Nol Nushi i PSD-së i është përgjigjur Azemit me një fjali të vetme.

“PSD u hedhë gaz lotsjellës veteranëve vetëm që të eskaloj protesta. Kaq tregon mjaftueshëm për sinqeritetin e angazhimit të tyre”, shtoi Azemi në rrjetin social Facebook.

Duke e shpërndarë këtë status në llogarinë e tij në Facebook, Nushi ia ktheu: “brina s’ka…faljani”.

Lexo po ashtu Zëdhënësi i AAK-së: Nga zyrat e Kuvendit hidhej një lloj lëngu që digjte sytë e pengonte frymëmarrjen

Veteranët e UÇK-së protestuan gjatë ditës së sotme, për shkak të mospërfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për Pagën Minimale, i propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Protesta eskaloi pasi me të hyrë protestuesit në oborr të Kuvendit, u hodh gaz lotsjellës, por që nuk dihet deri më tash nga kush.

Policia mohoi të ketë gjuajtur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u ankuan se vinte nga ndërtesa e Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version