Site icon Telegrafi

Zyrtare: Interi bëhet klubi i pari i Serie A që konfirmon tërheqjen nga Superliga Evropiane

Interi është klubi i parë i Serie A që ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga Superliga Evropiane.

Pas gjashtë klubeve angleze vjen konfirmimi edhe nga klubi i parë italian për të tërheqjen nga ideja e jetësimit të Superligës Evropiane, e cila u themelua të dielën mbrëma nga 12 klubeve evropiane.

Bëhet fjalë për Interin që ka konfirmuar zyrtarisht me anë të faqeve zyrtare tërheqjen nga Superliga Evropiane.

Lexo po ashtu Mësohen rezultatet e votave të tifozëve të 12 klubeve që themeluan Superligën Evropiane – të gjitha tifozëritë kundër, përveç njërës

“FC Internazionale Milano konfirmon që Klubi nuk është më pjesë e projektit të Superligës”, thuhet fillimisht në deklaratën zyrtare.

“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t’i japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja janë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi ynë. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë”.

“Interi beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes për të përmirësuar vazhdimisht garat e tij, për të mbajtur tifozë emocionues të të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare”.

“Me këtë vizion ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjithë aktorët e interesuar për të ardhmen e sportit që ne të gjithë duam”, mbyllet deklarata e Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version