UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Tottenham – Rennes në kuadër të Ligës së Konferencës, me skuadrën angleze që e ka pësuar.
Në vendimin e fundit, shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar se ndeshja e shtyrë nuk do të riluhet dhe se skuadra nga Ligue 1 ka marr fitoren me rezultat 3-0 në tavolinë.
Me këtë rezultat grupin e kalojnë Rennes e Vitesse, me Tottenhamin që është përshëndetur nga gara evropiane.
Në njoftimin e UEFA-s ka kritika për klubin e Ligës Premier duke thënë se skuadra angleze nuk luajti ndershëm dhe veproi njëanshëm për shtyerjen e ndeshjes me Rennes.
Tottenham kishte njoftuar se ndeshja e tyre kundër Rennes nuk mund të zhvillohej pasi tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me COVID-19. /Telegrafi/