Telegrafi

Zyra e BE-së në Kosovë uron komunitetin mysliman për festën e Bajramit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e urimit thuhet se liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin është një vlerë thelbësore europiane që Bashkimi Evropian e mbështetë me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve.

“Urime komunitetit mysliman të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit. Liria e fesë dhe aftësia për të praktikuar besimin është një vlerë thelbësore evropiane që Bashkimi Evropian e mbështet me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve. Për festën e Fitër Bajramit ne iu dëshirojmë të gjitha të mirat komunitetit mysliman në Kosovë”, thuhet në urim.