Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ende nuk ka marrë informatën zyrtare lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, Zahir Bajramit.
“Bazuar në lajmin e publikuar në media lidhur me arrestimin e Drejtorit të Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit, ju njoftojmë se, deri më tani nuk kemi informatë zyrtare nga institucionet kompetente.
Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftoj autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës./Telegrafi/