Telegrafi

Zyra e kryeministrit britanik i bën thirrje prindërve “për vigjilencë”, sa i përket simptomave të streptokokut të tipit A pas rritjes së rasteve

Zyra e kryeministrit të Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje prindërve që jenë “vigjilent”, sa i përket simptomave nga infeksionit me streptokok të grupit A, që shkaktoi vdekjen e të paktën gjashtë fëmijëve.

Meqenëse një formë invazive e infeksionit bakterial me streptokok të tipit A është përhapur në gjithë Britaninë e Madhe muajve të fundit, zyrtarët thanë se i “kuptojnë plotësisht” shqetësimet që prindërit po i ndiejnë për rritjen e rasteve, transmeton Telegrafi.

Duke siguruar opinionin, NHS-ja britanike (sistemi shëndetësor) është “mirë e përgatitur” për situata të tilla, kurse nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se nuk janë në dijeni të ndonjë mungesë aktuale të antibiotikut amoxicilin, i cili përdoret për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Duke iu referuar rritjes së fundit të rasteve, zëdhënësi i kryeministrit tha: “Po shohim një numër më të madh të rasteve të streptokokut të grupit A, këtë vit krahasuar me vitet e tjera.

“Bakteret që njohim shkaktojnë një infeksion të lehtë i cili trajtohet lehtësisht me antibiotikë, dhe në rrethana të rralla mund të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë sëmundje serioze”, shtoi ai.

“Është ende e pazakontë, por e rëndësishme që prindërit të jenë në vigjilent sa i përket simptomave. NHS-ja është e përgatitur mirë për t’u marrë me situata të tilla, duke punuar me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Britani të Madhe”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/