Site icon Telegrafi

Zyra e Ivanovit: Lajmet e rrejshme kanë për qëllim prishjen e imazhit të Kryetarit

Sot nga zyra e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov kanë reaguar në lidhje me shpenzimet për fluturimet me aeroplanë të publikuar dje nga tlevizionin “Tv 24”. Nga atje në reagim thuhet se njoftimet kanë për qëllim që të prishin imazhin e kryetarit. Siç thonë ata dëshmi më e mirë është se nuk ekziston asnjë dyshim apo parregullësi në lidhje me financimin e punës së zyrës së kryetarit.

“Zyra e kryetari të Republikës së Maqedonisë mohon informacionin e publikuar në një artikull në televizionin “Tv 24”, transmetuar më 2 nëntor 2018, me titull “Shpenzimet e zyrës së kryetarit Ivanov” dhe e vlerëson si tendencioze dhe jo objektive.

Informacionet e dhëna nga televizioni “Tv 24″ ka për qëllim krijimin e perceptimit të shtrembëruar dhe të rremë të funksionimit të zyrës së Kryetarit dhe prishjen e imazhit të kryetarit të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin e zyrës së Ivanovit.

Nga atje sqarojnë se rezervimet për biletat e aeroplanit gjatë udhëtimeve zyrtare përgjegjëse është Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkët në Qeverinë së Maqedonisë. Mënyra e udhëtimit të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhja e fluturimeve është në përputhje me protokollet e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version