Mbrëmë në suazat e protestës së quajtur “Revolucioni laraman” ngelën të ngjyrosur Ministria e drejtësisë dhe zyra e presidentit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët të cilët protestojnë gati dy javë ndaj vendimit për falje të presidentit Ivanov, pas ngjyrosjes, u drejtuan drejt Kuvendit të RM-së.
Një pjesë e revoltës së tyre u shpreh me djegien e fotografisë së kryetarit Ivanov.
Brohoritjet e qytetarëve të revoltuar ishin: “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, “Nuk e ke burgun larg Nikolla” dhe disa parulla të ngjashme.
Edhe mbrëmë protesta filloi prej orës 18, para godinës së PSP që është pikënisje e mijëra protestuesve.
Protesta do të ketë edhe sot në Shkup në po të njejtën kohë dhe vend. /Telegrafi/