Site icon Telegrafi

Zymer Bytyqit reagon pas ftesës nga Giresse: Kosova, nder dhe krenari

Zymer Bytyqi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës viteve të fundit.

Sulmuesi anësorë ka shpërthyer në tre vitet e fundit duke luajtur në nivele të larta, fillimisht te Konyaspor dhe tani te njëri nga klubet më të mëdha në Ballkan, Olympiacosin.

Edhe pse në vitin 2020 kishte ofertë zyrtare nga Norvegjia dhe Shqipëria, ai e priti për disa muaj Kosovën pasi ishte i vendosur që ta vesh vetëm fanellën dardane.

Bytyqi bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit grek Olympiacos dhe fillimi për të ka qenë i vështirë, pasi ka luajtur në vetëm dy ndeshje, një në kampionat dhe një në Kupën e Greqisë.

Lexo po ashtu Rikthime dhe emra të rinj, Alain Giresse publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars

Por trajneri i Kosovës, Alain Giresse e kupton se niveli ku luan Bytyqi është shumë i lartë dhe e ka ftuar atë përkundër se kishte pak minuta në klubin e ri.

“Kosova, nder dhe krenari, ka shkruar sulmuesi anësorë në faqen e tij zyrtare.

26-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 16 ndeshje me Kosovën ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Kujtojmë që Bytyqi ka një vlerë prej 5 milionë eurove dhe është ndër pesë futbollistët më të vlefshëm të Përfaqësueses së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version