Telegrafi

Zymer Bytyqi protagonist në fitoren e Konyaspor përballë Galatasarayt

Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në Superligën e Turqisë, duke asistuar në fitoren e skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptar ka qenë më i miri në fushë në fitoren që Konyaspor ka arritur ndaj gjigantit turk Galatasaray.

Vendasit realizuan në minutën e 8-të me anë të sulmuesit Koka, derisa Bytyqi ishte asistues në këtë gol.

Lipjanasi ishte protagonist edhe në golin e dytë, kur harkoi nga goditja e këndit, teksa pas një rrëmuje në zonë Rahmanovic realizoi për 2-0.

Për Bytyqin ky ishte asistimi i pestë në Superligën turke, teksa ka edhe tre gola. /Telegrafi/