Telegrafi

Zymer Bytyqi mund të largohet nga Konyaspor, pas tij është vënë Trabzonspor

Zymer Bytyqi është një nga sulmuesit anësorë më të vlerësuar në Superligën e Turqisë dhe për këtë kampioni aktual i këtij vendi, Trabzonspor është vënë pas tij.

Sulmuesi kosovar ka dy vite që luan me Konyasporin dhe ka shkëlqyer në elitën e futbollit turk.

26-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Konyan dhe ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment.

Këtë edicion Bytyqi ka zhvilluar 21 ndeshje duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë.

Duke marrë parasysh që ai vlerësohet lartë, kampionët e Turqisë, Trabzonspor kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Nga lindja e vajzës te ofertat e refuzuara, lëndimet dhe pasojat e COVID-it, viti 2022 me ulje ngritje për Bytyqin: 2023 është viti im, dua transferimin e madh dhe Evropianin me Kosovën

Mediat turke kanë raportuar se kampionët e Turqisë e duan transferimin e yllit kosovar qysh në afatin kalimtar të janarit, por Konya dëshiron ta mbajë në radhët e ve edhe pse ende nuk ka vazhdim kontrate që i skadon në fund të sezonit.

Gjithsesi nëse nuk arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës, Konya mund ta lejoj largimin e kosovarit nëse pranon një ofertë rreth 2 milionë euro. /Telegrafi/