Telegrafi

Zymer Bytyqi e kalon Konyasporin në epërsi ndaj Fenerbahces

Konyaspori ka kaluar në epërsi ndaj Fenerbahces me duelin që po luhet në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Turqisë

Ndeshja filloi furishëm dhe dy skuadrat tentonin të kalonin në epërsi.

Por, atë e arriti skuadra mysafire pas vetëm 35 minutash lojë dhe aty ishte kush tjetër por Zymer Bytyqit.

Reprezenutesi i Kosovës përfitoi nga një gabim i portierit të Fenerit, për të shënuar për 1-0.

Ky ishte goli i katërt deri më tani për Zymerin, derisa ka edhe pesë asistime në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/