Telegrafi

Zymer Bytyqi asiston, Sokol Cikalleshi shënon për Konyasporin

Konyaspori është duke u përballur me Goztepen në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Turqisë.

Aktualisht, Konysapori është duke humbur 3-2, mirëpo duket se mund të marrë së paku një pikë nga ky takim.

Derisa Konyasporin ishte duke humbur 2-0, Zymer Bytyqi u inkuadrua në lojë në minutën e 460të, derisa në të 54-në, asistoi për Sokol Cikalleshin që nuk gaboi.

Skuadra e dy lojtarëve shqiptarë po tenton që t’i përmbys gjërat, pasi ngushtoi rezultatin në 3-2 me anë të Hadziahmetovicit.

Ky është goli i dytë për Cikalleshin, ndërsa Bytyqi ka dy asistime. /Telegrafi/