Site icon Telegrafi

Zvogëloni shtypjen e lartë të gjakut me ndihmën e ujit: Shërimi me pirje të rregullt të ujit!

Organizmi i hidratuar punon për mrekulli, pa pengesa dhe pa komplikime

Uji është i domosdoshëm për organizmin tonë. Të gjithë e dimë që është e domosdoshme që brenda një dite të pimë rreth dy deri në dy litra e gjysmë ujë, mirëpo ne pimë vetëm kur jemi të etur, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë që kur e ndiejmë etjen, bëhet vonë, sepse sapo organizmi ynë të na japë sinjale që ka nevojë për ujë, do të thotë që trupi ynë tashmë është i dehidratuar.

Uji nuk pihet në mënyrë të parregullt. Nëse ndiqni rregullat themelore të pirjes së ujit, do të shëroni shtypjen e lartë të gjakut dhe do të këndellni tërë trupin.

1. Dy gota ujë në mëngjes në lukth të thatë – do të thotë shëndet për tërë organizmin.

2. Një gotë ujë para racionit – metabolizmi punon për mrekulli.

3. Një gotë para se të bëni dush – shtypjen e gjakut e ktheni në gjendje normale.

4. Një gotë ujë para se të flini gjumë – eliminon rrezikun e sulmit në zemër. Kini kujdes që pirja e rregullt e ujit, madje në sasi sa më të madhe – është mënyra e vetme që të ruani shëndetin tuaj! /Telegrafi/

Exit mobile version