Site icon Telegrafi

Zvogëloni dukshëm mjekrën me ndihmën e disa ushtrimeve të thjeshta

Mendoni që me shtresë nën nofullën e poshtme më shpesh ka persona obezë? Gaboni

Me të luftojnë edhe njerëzit e vegjël, njerëzit më të dobët. Të gjithëve e përbashkët u është ajo që e konsiderojnë jotërheqëse dhe të vështirë për ta mbuluar.

Megjithatë, ekzistojnë mënyrat që këtë pjesë e trupit dukshëm ta zvogëloni, me ndihmën e disa ushtrimeve të thjeshta.

Bëni masazh pjesës nën mjekër derisa jeni duke shikuar TV

Derisa të relaksoheni duke shikuar televizor, angazhoni grushtet tuaja në luftë kundër kësaj pjese të fytyrës. Vendosni nën mjekër dhe bëni masazh kësaj pjese të qafës me lëvizje rrethore.

Në këtë mënyrë do të përshpejtoni qarkullimin e gjakut dhe, me kalimin e kohës, do të zvogëloni këtë pjesë të mjekrës.

Shtrijuni në dysheme dhe kokën ngrijeni lart deri te gjoksi, mbajeni disa sekonda

Ende jeni para TV-së, ndërkaq kanë filluar reklamat? Mos shkoni në dhomë tjetër, po shtrijuni në shpinë në dysheme dhe ngadalë ngrijeni kokën deri te gjoksi.

Qëndroni disa sekonda në këtë pozicion, pastaj ngadalë lehoni kokën sërish të varet mbi skaje. Përsëriteni këtë ushtrim pesë herë.

Nëse ju duket ky ushtrim tepër i rëndë, mbajeni kokën me duar, në atë mënyrë që do ta kryqëzoni në zverk.

Ngrijeni kokën drejt tavanit!

Dy ushtrimet e ardhshme bëni nga pozicioni ulur. Më parë mjekrën ngrijeni drejt tavanit dhe, që pas disa sekondave, do të ndieni se si muskujt e qafës ju shtrihen.

Qëndroni në këtë pozicion 10 sekonda dhe me kujdes ktheni qafën në pozicioni fillestar. Përsëriteni disa herë.

Ushtrimin e fundit fillojeni nga i njëjti pozicion si edhe i mëparshmi, me mjekër të ngritur drejt tavanit. Nga ai pozicion bëni lëvizje sikur dërgoni puthje, mirëpo paksa më zëshëm. Përsëritni nga 10 deri në 20 herë. /Telegrafi/

Exit mobile version