Gabimet fatale me fotoshop-in ndodhin gjithmonë kur ti vendos të bësh ndërhyrje nga telefoni apo programe të gatshme.
Këmbë të holla, bel të shtrembër, deformim i objekteve rreth e rrotull fotos. Këto janë disa nga gafat që bëjnë VIP-at kur “rregullojnë” fotot e tyre.
Njëra ndër to ka qenë edhe Enca Haxhia. Këngëtarja simpatike, e cilësuar më një fizik si “tepër të mbushur”, ka treguar për fansat e saj një foto ku duket barku me disa buzë të kuqe.
”Awww…Zgjohem në mëngjes dhe nëna më puth në stomak”, ka shkruar ajo në foto.
Por ajo që i ka bërë çudi të gjithëve është se Enca nuk ka kërthizë. Dhe fansat të habitur kanë pyetur se ku është kërthiza e saj.
Për shkak të editimit të fotos së saj Enca “gabimisht” ka hequr edhe kërthizën, në vend të “shtresës” së tepërt. /Telegrafi/