Telegrafi

Përgjysmohen pagesat për provimin e Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë sot ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e provimit të Jurisprudencës.

Lajmin e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ministrja Albulena Haxhiu e cila ka thënë se kjo pagesë është ulur për 50 për qind.

Sipas saj, nga shuma 100 euro sa kanë paguar kandidatët kanë vendosur që ata të hyjnë në provim dhe të paguajnë shumën prej 50 euro.

“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa. Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro. Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/