Patrullimi i zakonshëm nga Policia e Kosovës dhe karabinierët po vazhdon edhe sot në Urën e Ibrit.
Siç raporton gazetarja Blinera Mehmeti, të pranishme janë dy autoblinda dhe dy automjete të karabinierëve.
Megjithatë, numri i ushtarëve mbi urë është zvogëluar në krahasim me ditët e kaluara.
Karabinierët i thanë gazetares së Telegrafit se trajnimi që ka filluar dy ditë më parë ka mundësi të vazhdojë edhe sot, megjithatë aktualisht nuk ka pasur një shtim të forcave të tyre dhe të ushtarëve.
Situata po mbahet nën monitorim dhe autoritetet janë në gatishmëri për çdo zhvillim të ri. /Telegrafi/