Site icon Telegrafi

Zvicra me strategji të re trevjeçare për mbështetjen e Maqedonisë

Zvicra paralajmëron vazhdimin e mbështetjes për Maqedoninë me strategji të re trevjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Sot Zvicra është një prej partnerëve më të mëdhenj biletarel të Maqedonisë dhe me strategjinë e re zvicerane për bashkëpunimin 2017-2020 janë paraparë obligime financiare në lartësi prej 76 milionë franga zvicerane’, kumtoi ambasada e Zvicrës në Maqedoni.

Qëllimi i strategjisë është ta mbështesë Maqedoninë në reformat e saj t’i arrijë standardet evropiane dhe vlerat dhe të vazhdojë me demokracinë inkluzive sociale dhe ekonominë e tregut, njëherësh duke siguruar menaxhim efikas me resurset natyrore, njofton AIM.

Strategjia, siç theksojnë, ndjek qasjen praktike e cila fokusohet në përmirësimin e kushteve për jetesë për qytetarët e RM. Detajet e strategjisë do të prezantohen më datë 31 të këtij muaji në Shkup.

Siç theksohet në kumtesë, Zvicra e mbështet tranzicionin politik, social dhe ekonomik të Maqedonisë nga viti 1992.

Zvicra e njohu Republikën e Maqedonisë më 12 maj 1993 dhe në marrëdhëniet biletarele e shfrytëzon emrin kushtetues të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version