Telegrafi

Zvicra shkatërron Bjellorusinë në ndeshjen e zhvilluar në Serbi, Xhaka njëri nga më meritorët

Përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë një fitore të madhe 5-0 si mysafir i Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Helvetikët e kanë nisur në mënyrë të përkryer kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian, duke shënuar një fitore të thellë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët shënuan tri gola të shpejtë.

Ishte Renato Steffen, i cili në minutën e katërt shënoi për 0-1, në minutën e 17-të për epërsinë 0-2 dhe në minutën e 29-të kompletoi het-trikun për 0-3.

Në pjesën dytë, Helvetikët përsëri ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë.

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në minutën e 62-të shënoi një gol të bukur për 0-4.

Lexo po ashtu Granit Xhaka shënon gol të bukur dhe asiston brenda tre minutave ndaj Bjellorusisë

Xhaka ishte meritor edhe tek goli i fundit pasi asistoi për Zeki Amdouni (65’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 0-5.

Pas kësaj fitore, Zvicra e sheh veten në pozitën e parë me tri pikë, ndërsa në ndeshjen e radhës e pret Izraelin. /Telegrafi/