Qeveria e Zvicrës ka thënë se nuk do të pranojë më refugjatë nga Italia dhe Greqia si pjesë e programit të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e emigrantëve.
Kështu ka bërë të ditur Sekretariati Zviceran i Migracionit.
Sipas “Sonntagd Blick”, përcjell Telegrafi, qeveria zvicerane tre vite më parë ka paralajmëruar se do të pranohen 1,500 emigrantë nga Italia dhe Greqia brenda planit të shpërndarjes së BE-së.
Anëtari i Komisionit Evropian përgjegjës për çështjet e migracionit, Dimitris Avramopoulos, i kërkoi qeverisë zvicerane në fund të vitit të kaluar të pranojë një numër shtesë të emigrantëve brenda kapacitetit të tyre, mirëpo qeveria zvicerane e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se ka përmbushur kriteret e planit të alokimit. /Telegrafi/