Site icon Telegrafi

Zvicra publikon listën, grumbullohen katër futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës. (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit mars.

Helvetët do të fillojnë kampanjën kualifikuese për EURO 2020 me një ndeshje që do ta zhvillojnë në udhëtim te Gjeorgjia më 23 mars nga ora 15:00.

Ndërkohë tri ditë më vonë përfaqësuesja evropiane do të zhvillojë ndeshje para adhuruesve të vet përballë Danimarkës.

Trajneri aktual i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar edhe listën me futbollistët e ftuar për këto dy takime.

Në këtë listë janë katër futbollistë shqiptarë që kanë marrë ftesë dhe pritet të luajnë.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti janë futbollistët shqiptarë të ftuar nga përfaqësuesja helvete. /Telegrafi/

Lista e plotë:

Portierët: Yvon Mvogo, Jonas Omlin, Yann Sommer.

Mbrojtësit: Manuel Akanji, Loris Benito, Nico Elvedi, Timm Klose, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär.

Mesfushorët: Xherdan Shaqiri, Renato Steffen, Steven Zuber Remo Freuler, Djibril Sow, Denis Zakaria, Granit Xhaka, Christian Fassnach

Sulmuesit: Albian Ajeti, Breel Embolo, Mario Gavranovic, Admir Mehmedi.

Exit mobile version