Telegrafi

Zvicra publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet me Spanjën dhe Çekinë, mbetet jashtë saj Andi Zeqiri

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Helvetikët do të përballen me Spanjën në udhëtim më 24 shtator, derisa tri ditë më vonë në Kybun Park të Sta Gallenit e presin Republikën e Çekisë.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për këto dy sfida.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë ftuar dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për këto dy sfida.

Ndërkohë jashtë kësaj liste kanë mbetur yjet e rinj shqiptarë, Andi Zeqiri dhe Kastriot Imeri që janë grumbulluar kohëve të fundit nga Yakin.

Edhe mediat në Zvicër kanë mbetur të habitura me mos ftesën e Zeqirit, pasi sulmuesi me transferimin te Baseli është duke shkëlqyer me gola e asistime. /Telegrafi/