Komisioni Zviceran i Sigurisë po bën thirrje për një rishikim të neutralitetit që vendi e ka ruajtur që nga viti 1515.
Raporti vë në dukje se Zvicra tashmë është bërë një objektiv i luftës hibride – dezinformimi, spiunazhi dhe sulmet kibernetike.
Ekspertët rekomandojnë përgatitjen e gjithë shoqërisë, jo vetëm ushtrisë, për një konflikt të mundshëm, shkruan politico.
Në sfondin e kërcënimit në rritje nga Rusia, sugjerohet gjithashtu forcimi i lidhjeve me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Perëndimin.
Për më tepër, komisioni po këmbëngul në heqjen e një ndalimi për rieksportin e armëve tek Ukraina.
Gjetjet tashmë i janë paraqitur ministres zvicerane të Mbrojtjes, Viola Amherd dhe do të përbëjnë bazën e strategjisë së re të sigurisë së vendit për vitin 2025. /Telegrafi/