Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të enjten gjatë ditës ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori zviceran uroi Osmanin për detyrën dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.
Lebet shprehu gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.
Po ashtu ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.
Osmani gjatë këtij takimi tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme.
Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Telegrafi/