Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka cilësuar ndeshjen mes Zvicrës e Shqipërisë, si një ndeshje “Kosova kundër Kosovës” duke llogaritur numrin e madh të lojtarëve nga Kosova që luanin në të dyja përfaqësueset.
Ai në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një fotografi duke shikuar ndeshjen bashkë me ambasadoren e Kosovës në Mbretërinë holandeze, Vjosa Dobruna.
“Bashkë me ambasadoren e Kosovës duke shikuar Shqipërinë kundër Zvicrës, apo pak a shumë Kosovën kundër Kosovës. Ndeshje e bukur”, ka shkruar Bosch në Twitter, njofton Klan Kosova.
Siç shihet nga fotografia, ambasadorja mbante plis në kokë, derisa bashkë me ish-homologun po shijonin birrën.
Together with #Kosovar Ambassador watching #Albania vs. #Switserland or more or less Kosovo vs. #Kosovo! Good match! pic.twitter.com/KNvDunOl2b
— robert bosch (@Bosch_RE) June 11, 2016