Qeveria zvicerane planifikon që të konfiskojë më shumë se 100 milionë franga pasuri të një aleati të Viktor Yanukovich, ish-president ukrainas, i cili u largua nga pushteti në vitin 2014.
Procedurat lidhen me pasuritë e Yuriy Ivanyushchenko dhe familjes së tij, të cilat u ngrinë në vitin 2014, dhe se konfiskimi i kësaj pasurie thuhet se nuk ndërlidhet me sanksionet që Berni zyrtar vendosi ndaj Rusëve këtë vit.
Ministria e financave tani do të kërkojë aprovimin e Gjykatës Federale Administrative në lidhje me konfiskimin e pasurisë, pasuri e cila do t’i kthehet Ukrainës, përcjell Telegrafi.
Pas rrëzimit nga pushteti të Yanukovich, kabineti qeveritar zviceran urdhëroi bllokimin e të tëra pasurive që presidenti dhe përcjellësit e tij posedonin në Zvicër, këtu duke e përfshirë edhe Ivanyushchenkon, i cili ishte anëtar i parlamentit gjatë asaj kohe, por edhe njeri i afërt me ish-liderin ukrainas.
Ukraina bëri kallëzim penal ndaj tij, në mënyrë që ata të konfiskonin pasuritë të cilat ishin bllokuar në Zvicër, por deri tani kishin disa pengesa në realizimin e kësaj kërkese. /Telegrafi/