Xherdan Shaqiri ka ‘shokuar’ Zvicrën. Ai nuk do të luajë ndaj Portugalisë, dhe me këtë rast nuk do të jetë as në listën e trajnerit Vladimir Petkovic.
Shaqiri do të mungojë shkaku i dhimbjeve në këmbë, për të cilën arsye mungoi edhe në fundjavën e kaluar me Stoke Cityn.
Zviceranët nuk kanë pretenduar nëse kjo ka të bëjë me ndonjë vendim të tij për të zgjedhur Kosovën.
Në listë janë Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj.
Ende nuk dihet ende, nëse Shaqiri do të mund të zgjidhte vendlindjen e tij para Zvicrës gjatë muajit shtatorit.
Sidoqoftë, shpresa e tifozëve kosovarë për ta parë në fanellën e Kosovës, mund të zgjatet edhe më tutje për Shaqirin.
Sa u përket Behramit, Xhakës e Tarashajt shpresat janë zvogëluar për të mos thënë janë shuar përfundimisht që t’i bashkohen Kosovës. /Telegrafi/