Përfaqësuesja e Zvicrës e ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Helvetikët kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Bullgaria me rezultat 1-3.
Mysafirët çështjen e fituesit e zgjodhën për gjashtë minuta në pjesën e parë, kur shënuan tre gola.
Breel Embolo fillimisht realizoi në minutën e shtatë për 0-1 pas asistimit nga Ricardo Rodriguez.
Tre minuta më vonë, Xherdan Shaqiri dha një asistim fantastik për Haris Seferovic i cili shënoi për 0-2.
Ndërkohë në minutën e 13-të të ndeshjes, Shaqiri u fut në zonë bukur dhe goditi, ndërsa topi që ishte duke u futur në rrjetë në fund e preku Zuber që realizoi për 0-3.
Krejt çfarë bën vendasit ishte goli i nderit i realizuar nga Despodov në fillim të pjesës së dytë.
Me këto tri pikë, Zvicra e nis mbarë kampanjën kualifikuese, pasi tani kryeson në Grupin C me tri pikë.
Përballja tjetër në këtë grup është ajo mes Italisë dhe Irlandës që zhvillohet me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Embolo pic.twitter.com/6CCDxGy2yp
— goncalodias17 😼 Koemanizado (@goncalo_dias_17) March 25, 2021
Seferovic pic.twitter.com/qHMa6HxGc9
— goncalodias17 😼 Koemanizado (@goncalo_dias_17) March 25, 2021
Shaqiri pic.twitter.com/HD1uRONpXD
— goncalodias17 😼 Koemanizado (@goncalo_dias_17) March 25, 2021